Vjedhje e rëndë, arrestohen tre të dyshuar
Pas një pune operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë të kryer ditë më parë në restoranin ,,Milenium” në magjistralen Ferizaj –Kaçanik.
Lajme
Me këtë rast, të dyshuarit A.R.(m/sh/K/ 21 vjeç),J.H.(m/sh/K 20 vjeç) dhe F.T. (m/a/k ) me 05.12.2017 rreth orës 02:00 , të maskuar dhe dy prej tyre me armë ,kan hyrë me forcë në objektin e restoranit dhe nga sirtari në zyrën e financave kan vjedhur 600 euro dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas arestimit,të dyshuarit kan pranuar veprën dhe në konsultim me Prokuririn e Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/