Flamuj kombëtarë në Prishtinë për 28 nëntor (Foto)
Sheshi i Prishtinës është stolisur me flamuj kombëtar, në prag të shënimit të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Lajme
Vendosja e flamujve në sheshet kryesore të Prishtinës është bërë nga Komuna e Prishtinës.
Dita e Flamurit, 28 Nëntori, për shqiptarët kudo ku janë është festa më e rëndësishme kombëtare.
Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka paraparë disa aktivitete kulturo-artistike në Prishtinë për nder të festës kombëtare:
Më datën 27 Nëntor – Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe
Ora 12:00 “TAKIME KORALE”
Pjesëmarrës do të jenë koret e shkollave Fillore të Prishtinës
Ora: 14:00 e deri 17:00, Vendi: Sheshi “Skënderbeu”
Qendra Kulturore e Fëmijëve (QKF), sektori i Klubit të Ambasadorëve të Rinj në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” Prishtinë, do të organizojnë një program kulturore për fëmijë, kushtuar Festës së 28 Nëntorit.
Në shesh do të përgatitet “Këndi i 28 Nëntorit” dhe më këtë rast, do të organizohet programi për fëmijë ku mund të marrin pjesë edhe të gjithë ata fëmijë që dëshirojnë të interpretojnë: Poezi, Këngë, Instrumente etj.
Më datën 28 Nëntor amfiteatri – Sheshi Zahir Pajaziti:
Ora 20:00 – 22:00 Koncert me SH.K.A që veprojne në Prishtinë./Lajmi.net/