Benardi ende i dashuruar në Xhenin? Ja çfarë ka bërë
Edhe pse të ndarë, Xheni dhe Benardi vazhdonjë të jenë dy banorët më të komentuar të “Big Brother 9”.
ShowBiz
Dyshja i dha fund lidhjes në fund të muajit tetor duke hequr dorë edhe nga gara e kërcimit në “Dance with me”, shkruan Xing.al.
Xheni është rikthyer në Itali, ndërsa Benardi vazhdon jetën në Tiranë megjithatë postimet e tij të fundit tregojnë se ish-banori nuk e harron dor kollaj Xhenin.
Pak ditë më parë me anë të një videoje ai tregonte kupat e fitores që kishte marrë me Xhenin në DWM, ndërsa sot Benardi i ka shpallur publikisht dashurinë.
Ish-banori i Big Brother shihet duke kënduar në makinë këngën e Xhensilës “High love”, teksa shkruan “Ti je my…” dhe vazhdimi i tekstit të këngës është: …dashuria ime.
Mos ndoshta Benardi po kërkon një rikthim me Xhenin?