Merita Spahiu publikon portretin më të bukur familjar
Në disa prej familjeve kosovare është më shumë se një këngëtar, e kështu e kemi edhe në familjen e Nysret Muçiqit.

ShowBiz
Ai këndon bashkë me gruan Meritën, djalin Albatritin dhe së fundi kësaj ‘valle’ po i bashkëngjitet edhe vajza Albiona, shkruan lajmi.net.
E gjithë familja janë të angazhuar në punët e tyre, por nganjëherë gjejnë kohë edhe të relaksohen së bashku në gjirin familjar.
Një moment të tillë e ka ndarë me ndjekësit këngëtarja Merita Muçiqi e cila publikoi një fotografi bashkë me Nysretin e dy vajzat, por mungonte Albatriti me nuse dhe vajzën e vogël.
Familja dukeshin për mrekulli në këtë imazh dhe me buzëqeshje në fytyrë. /Lajmi.net/