Marotta zbulon klubin e Dybalas për sezonin 2018/19 (FOTO)
Giuseppe Marotta ka konfirmuar se e ardhmja e Paulo Dybalas do të jetë në Torino.
Sport
Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus.
Drejtori i përgjithshëm i “Bianconerëve”, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se e ardhmja e Dybalas do të jetë në Torino.
Dybala kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Por, Marotta ka thënë se ai nuk do të largohet nga Juventus.
“Dybala do të mbetet përgjithmonë në Juventus, nuk largohet për asnjë çmim”, deklaroi Marotta për “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.
“Kjo është kërkesa e tij, ne duam ta mbajmë përgjithmonë. Jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica të mëdha për një kontratë të re”, u shpreh ai. /Lajmi.net/
