Kim Kardashian uron këtë shqiptar me fjalët: Gjithçka e imja (Foto)

Ylli i famshëm televiziv Kim Kardashian është çdo herë në qendët të vëmendjes së medieve rozë.

ShowBiz

02/10/2017 08:26

Ajo përveç se përmendet për linjat trupore, shpeshherë ka qenë e përfolur për paraqitjet publike, veshjen dhe dukjen, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek dukja, për grimin e Kimit kujdeset grimeri me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic.

Ky i fundit, sot feston ditëlindjen, kurse Kim ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar atë, duke nxjerrë disa fotografi nga arkiva.

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja @makeupbymario” shkruan ajo në urimin e saj në rrjete sociale, duke publikuar disa imazhe ndër vite bashkë me Marion. /Lajmi.net/