Milionëshi i parë për Xhensilën dhe Irkencin (Video)

Një javë më parë është lansuar projekti ‘Si të jem mirë’ nga Xhensila Myrtezaj dhe Ireknc Hyka.

ShowBiz

10/08/2017 08:50

Kjo këngë për të cilën Xhensila ka punuar shumë deri në finalizimin e saj bashkë me klip po pëlqehet shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kënga ‘Si të jem mirë’ e cila është me ritme verore, tashmë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh.

Xhensila si çdo herë edhe në këtë projekt erdhi shumë e veçantë dhe me shumë stil dhe nga postimet shkëputur nga skenat e klipit, Xhensila u vlerësua me komente pozitive nga fansat e saj. /Lajmi.net/

YouTube player