Presidenti i PSG-së thyen heshtjen, jep lajmin e madh për Neymarin

Presidenti i Paris Saint-Germian, Nasser Al-Khelaifi ka folur për herë të parë për çështjen Neymar.

Sport

02/08/2017 08:53

Al-Khelaifi gjatë një interviste për ‘Medi 1TV’, televizion ky maroken, nuk ka fshehur dëshirën për të nënshkruar me yllin e brazilian, por ka thënë se duhet të respektohet edhe Barcelona, me të cilën skuadër lojtari ka kontratë.

“Neymar është lojtar i Barcelonës dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar  Al-Khelaifi.

“PSG-ja respekton gjitha kontratat që janë të lidhura me skuadrave dhe lojtarëve”.

I pyetur për transferimin e Neymar te PSG, ai është përgjigjur:”Ambiciet e PSG-së janë që të ketë në skuadër gjithë lojtarët më të mëdhenj, për të rritur reputacionin e skuadër, dhe për t’i dhënë trajnerit lojtarët me të cilët mund të arrijë synimet”./Lajmi.net/