Tronditet Ronaldo, dënohet me 15 vite burg
Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me burg prej 15 viteve.
Sport
Katër herë fituesi i Topit të Artë, një ditë më parë dëshmoi para gjykatës në Alarcon, nën akuzën se ka kryer mashtrim duke u shmangur nga tatimet, për të cilën rrezikon burg deri në 15 vjet dhe gjobë prej 75 milionë euro për këmbëngulësin se nuk pajtohet me akuzën.
Ronaldo dyshohet se duke iu ikur tatimeve ka dëmtuar thesarin e shtetit deri në 14.7 milionë euro, ai ka tentuar ta rregullojë këtë situatë kur pa parë se të tjerët po ndiqen penalisht për këto gjëra.
Kundërshtimi i Ronaldos, ka bërë që prokuroria të kërkojë që rastin ta dërgojë për gjykim në Gjykatën Provinciale, dhe nëse Ronaldo nuk bën një pakt, ai rrezikon burgun dhe një gjobë shumë të madhe, shkruan sport.es, përcjell lajmi.net.
Pakti
Në 32 vjeçari portugez arrin një marrëveshje me prokurorinë dhe Zyrën e Thesarit spanjoll, prokuroria do të pranojë që atij ti vendoset një gjobë prej 28 milionë euro, dhe dënimi me burgim të mos ekzekutohet, në të kundërtën, nëse ai vazhdon kundërshtimin duke këmbëngul në pafajësinë e tij, rrezikon burgun prej 15 viteve dhe gjobën 75 milionë euro./Lajmi.net/