Ronaldo shpërthen ndaj gjyqtarit në gjykatë
Cristiano Ronaldo është nervozuar gjatë seancës në Gjykatën e Pozuelos.

Sport
Portugezi është paraqitur për shkak se akuzohet për evazion fiskal.
“Jam këtu sepse më quajnë Ronaldo”, i ka thënë Cristiano gjyqtarit, përcjellë “Lajmi.net”.
Ky i fundit iu përgjigj me qetësi, duke i thënë që hetimi po bëhet në bazë të provave të ofruara nga prokuroria.
Pasi ka dhënë deklaratën e tij, Ronaldo është larguar nga gjykata në ora 13:15. /Lajmi.net/