Policia rrit presionin ndaj protestuesve opozitarë rusë
Policia ruse ka krijuar një pyetësor special për të rinjtë që kanë qenë pjesë e protestave kundër korrupsionit, të organizuara nga politikani opozitar, Aleksei Navalny, në mars, është njoftuar duke u bazuar në një raport të agjencisë së informacionit RBK.
Bota
Agjencia ka intervistuar disa të rinj nga Moska, të cilët kanë thënë, se ata dhe prindërit e tyre janë detyruar të plotësojnë një pyetësor me 60 pyetje, lidhur me anëtarët e familjes, qëndrimet politike, situatën financiare, dhe se si janë informuar për protestat e Navalnyt.
Nuk është bërë e ditur nëse pyetësori u është shpërndarë të rinjve edhe në qytete të tjera.
Prezenca e madhe e të rinjve në protestat kundër korrupsionit në afër 100 vendbanime rreth Rusisë, ka tërhequr vëmendjen e Kremlinit.
Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dimitry Peskov, pati thënë një ditë pas protestave se të rinjve u janë premtuar “shpërblime” nëse marrin pjesë në protesta.
Qindra mijëra persona kanë qenë pjesëmarrës në protestat e 26 marsit, kundër korrupsionit.