Urimi romantik i Getit për ditëlindjen e Marinës, ja si ia kthen ajo (Foto)
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca sot kanë arsye për të festuar.
ShowBiz
Kjo pasi bukuroshja bjondinë ka ditëlindjen e 27-të të saj, shkruan lajmi.net
Me rastin e kësaj dite të veçantë ajo ka marrë urime të shumta por ai më i miri që ka mund të pranoi ishte urimi nga dashuria e jetës.
Ishte Geti ai i cili si kurrë më parë u tregua shumë romantik me një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Ghetto Geasy ka zgjedhur një foto të përbashkët me Marinën për ta uruar me rastin e ditës së lindjes.
”Urime ditëlindjen nusja jeme, kena me u plak bashkë” ishte urimi i Getit pas të cilit nuk kishte se si të mos reagonte Marina e cila ia ktheu:
”Dashnia jem ma mbushe zemrën me gëzim, të duaa pa fund”, i ka komentuar ajo./Lajmi.net/
