Galliani zbulon përforcimin e madh të Milanit (FOTO)

Adriano Galliani ka konfirmuar bisedimet për transferimin e një futbollisti kualitativ në Milan.

Merkato

17/01/2017 09:21

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar negociatat me Evertonin për transferimin e mesfushorit Gerard Deulofeu.

Ish futbollisti i Barcelonës është objektiv i madh i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Jemi në bisedime për Deulofeu, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Evertoni e di se ne mund të marrim lojtarë vetëm në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicioni”, ka deklaruar Galliani, përcjell “lajmi.net”.

Palët pritet të arrijnë marrëveshje në ditët e ardhshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6