Anulohen tri fluturime në aeroportin “Adem Jashari”
Moti i rënduar nga reshjet e borës ka bërë që të ketë edhe anulime të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem “Jashari”.
Lajme
06/01/2017 09:29
Deri në këtë moment janë anuluar tri fluturime.
Nga Zyra për Media e Aeroportit, Unidon Krasniqi ka thënë për klan kosova.tv se pista është e hapur por po ka vështirësi në aterime dhe për këtë ka ardhur deri të anulimi i fluturimeve.