Rritet numri i pacientëve në QKUK për shkak të borës
Reshjet e borës dhe ngricat në tërë Kosovën kanë bërë që numri i pacientëve në QKUK të rritet.
Lajme
Avdush Bajgora nga qendra emergjente në QKUK, ka treguar për Televizionin se sot është rritur numri i pacientëve me lëndime të ndryshme trupore.
Ngricat deh bora kanë shtuar edhe numrin e aksidenteve gjatë ditës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka deklaruar se gjendja e sigurisë në trafikun rrugor ka qenë e mirë megjithëse kishte edhe disa aksidente.
Ai ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik.