Cana, idhulli i Januzajt

Ai nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin të shtunën, por e ardhmja ndërkombëtare e Adnan Januzajt është ende e pavendosur. Nëse ai vendos ta përfaqësojë Anglinë, do të vjen si befasi për ata që e njohën qysh në moshë të re në Bruksel kur ai e kishte idhull kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana.…

Sport

20/10/2013 10:35

Ai nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin të shtunën, por e ardhmja ndërkombëtare e Adnan Januzajt është ende e pavendosur.

Nëse ai vendos ta përfaqësojë Anglinë, do të vjen si befasi për ata që e njohën qysh në moshë të re në Bruksel kur ai e kishte idhull kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana.

Qendërmbrojtësi i Lazios ishte futbollisti më i dashur për Januzajn, derisa ai filloi të luante ne nivelet e ulta në Belgjikë para se nga Anderlecht të kalonte në Old Trafford dy vjet më parë.

Cana, shqiptari i parë që luajti në Premierligë, i kishte rënë në sy. Shoku i fëmijërisë dhe ish bashkëlojtari i tij, Jonathan Kindermans ka vënë dyshime se Januzaj mund ta përfaqësojë Anglinë.

“Jo, nuk mendoj se do të luajë për ata”, deklaroi Kindermans për Daily Mail.

“Ne bisedonim për ekipe Kombëtare dhe ai gjithmonë fliste për Canën. I thosha, ‘por ne e kemi Kompanyn dhe Fellainin”, ai përgjigjej, “po, por Belgjika është e keqe”, sepse nuk kishin rezultate të mira në atë kohë. Ai mund të krijojë histori me Shqipërinë, t’i udhëheq ata drejt kualifikimit në ndonjë garë të rëndësishme, ose të përcaktohet për Belgjikën, nëse dëshiron të luajë menjëherë në gara të mëdha”, u shpreh Kindermans.