Shtëpitë e shqiptarëve në Mitrovicën Veriore rrënohen ende pa u përfunduar (Video)

Në vendpunishten e lagjes ”Kroi i Vitakut” nuk ka më ndërtime.

Lajme

08/12/2016 22:36

Njëjtë punimet janë ndërprerë edhe në disa shtëpi ku ka përfunduar kati përdhesë.

Puna që filloi këtu para tre jave në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut, u ndërpre pasi që këto dy shtëpi që ndërtoheshin ditën, rrënoheshin natën.

Kështu përveç dëmtimit të pjesës së ndërtuar pa u prekur nuk u la edhe materiali i cili përdorej për ndërtim.

Për këtë rast ka reaguar edhe policia duke shtuar sigurinë.