Vetëvendosja gati për koalicion me AKR-në
Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të bëjë koalicion me Aleancën Kosova e Re në Mitrovicë, por fillimisht duhet që të zhvillohen takime të përbashkëta për të ndërtuar planin bashkëqeverisjes për vitin e ardhshëm.
Lajme
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Faruk Mujka, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
“Në parim jemi gati”, ka pohuar Mujka për Klanin, duket vazhduar se për t’u arritur “koalicioni me AKR-në, fillimisht duhet një takime mes palëve ku Vetëvendosja do të shfaqë kërkesat e saj për bashkëqeverisje”.
Këto zhvillime politike në Mitrovicë vijën pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës prishi koalicionin qeverisës me AKR-në në këtë komunë.
Nga burime të veta, Klan Kosova ka arritur të marrë vesh se Vetëvendosjes i janë ofruar dy drejtori(ajo e shëndetësisë dhe ajo e arsimit), si dhe pozita e nënkryetarit.