Neymar zbulon fituesin e “Topit të Artë” (FOTO)
Neymar beson se Lionel Messi e meriton të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.
Sport
Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, sipas bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Neymar.
Reprezentuesi brazilian beson se argjentinasi e meriton “Topin e Artë”.
“Unë nuk e di se kush do të fitojë, për mua ka vetëm një që është më i mirë, dhe ai është Messi”, deklaroi Neymar, përcjell “Lajmi.net”.
“Ronaldo është një lojtar i madh, ai është i klasit botëror dhe ka qenë për shumë vite dhe unë e respektoj atë. Por, Messi është ai që e meriton Topin e Artë’, ka theksuar braziliani.