Ja me sa vjet burg do të dënohet Ronaldo, nëse shpallet fajtor

Cristiano Ronaldo do të përballet me një dënim të tmerrshëm, nëse shpallet fajtor për evazion fiskal.

Sport

06/12/2016 18:38

I akuzuar për mashtrim tatimor, Ronaldo rrezikon të burgoset me gjashtë vjet nëse akuzat që rëndojnë mbi të shpallen të vërteta.

Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Autoritetit Tatimor në Spanjë, Jose Maria Mollinedo.

“Dyshohet që Ronaldo ka mashturar me më shumë se 150 milionë euro. Ky është një krim i madh fiskal. Për këtë veprim ai mund të dënohet me minimum gjashtë vjet burg”, deklaroi Mollinedo për “RAC1”, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka thënë që ekziston edhe një mënyrë tjetër që ky dënim të reduktohet, por assesi të hiqet.

Ndryshe, gazeta “El Mundo” raportoi gjatë ditëve të kaluar që Ronaldo ka dërguar minimalisht 126 milionë funte në Ishujt e Virgjër Britanikë që nga viti 2009, për t’iu ikur taksave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.