Diçka si kjo nuk keni parë kurrë në një ndeshje futbolli (VIDEO)
Ata kishin shkuar në stadium për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, por për pak ndeshja për ta mund të ishte mbyllur para kohe.
Sport
Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Wealdstone-Maidenhead United e vlefshme për FA Trophy në Angli.
Wealdstone fitoi një goditje dënimi dhe një prej lojtarëve të këtij ekipi lëshon një goditje të fortë, por topin shkon jashtë kuadratit, duke iu drejtuar një prej tifozeve që qëndronte pas porte. Por i dashuri i saj tregohet tejet vigjilent dhe ndërhyn në momentin e duhur duke e larguar topin me kokë, transmeton “Top Channel”.
Ai shpëtoi të dashurën e tij me një veprim që ndoshta e kanë pasur zili edhe lojtarët që ishin në fushën e lojës.
