Xavi “godet” Barcelonën pas El Clasicos

Xavi Hernandez mendon që Real Madridi e ka merituar barazimin në "Camp Nou".

Sport

05/12/2016 12:01

Mesfushori spanjoll i Al-Sadd, e ka lartësuar paraqitjen e Andres Iniestas.

“Barcelona nuk bëri lojën e saj, por gjithçka ndryshoi pas inkuadrimit të Iniestas, i cili bëri paraqitje fantastike. Goli i Realit mund të duket i padrejtë, por ata e merituan atë”, deklaroi Xavi, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai theksoi se ishte shumë nervoz gjatë ndeshjes, për shkak të rëndësisë së madhe që kishte ky El Clasico.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.