ZYRTARE: Milan transferon mesfushor në minutat e fundit (FOTO)
Milan ka realizuar një përforcim në minutat e fundit të afatit kalimtar të verës.
Merkato
Milan e la vonë por në fund konfirmoi transferimin e mesfushorit Mati Fernandez nga Fiorentina.
Ai ribashkohet me ish trajnerin e Fiorentinës, Vincenzo Montella, në formë të huazimit në San Siro.
Kurse, “Rossonerët” e kanë opsionin për blerjen e tij në fund të sezonit të ardhshëm, përcjell “Lajmi.net”.
Fernandez bëri 27 paraqitje në edicionin e kaluar për Fiorentinën që përfundoi në pozitën e pestë në Serie A.