Kombëtarja shqiptare, lajm i zi nga UEFA
Shqipëria është skuadra që vrapoi më së paku gjatë fazës së grupeve më “Euro 2016”.

Sport
Shqipëria u paraqit në mënyrë dinjitoze në “Euro 2016”, duke bërë paraqitje të mira përkundër humbjeve nga Zvicra e Franca, para fitores 1:0 ndaj Rumanisë.
Por, kjo nuk i mjaftoi që të kualifikohet tutje nga Grupi A.
Megjithatë, është një statistikë e keqe për ekipin kuqezi.
UEFA ka njoftuar se Shqipëria është skuadra që vrapoi më së paku gjatë fazës së grupeve më “Euro 2016”, përcjell “Lajmi.net”.
Skuadra që ka vrapuar më së tepërmi në grupe është Italia me 337.1 kilometra, ose 112 kilometra për ndeshje.
Ndërsa, Shqipëria në total ka vrapuar 286.7 kilometra.