Cana largohet i dëshpëruar nga Lensi (FOTO)
Lorik Cana ishte njëra nga figurat tragjike të humbjes së Shqipërisë ndaj Zvicrës.
Sport
Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, është larguar i dëshpëruar nga Lensi për në kampin e kuqezinjve.
Ai u ndëshkua me karton të kuq ndaj Zvicrës në minutën e 36-të, duke ia vështirësuar gjërat Kombëtares Shqiptare.
Në atë periudhë Shqipëria veçse ndodhej në disavantazh, andaj mungesa e një futbollisti bëri që edhe ndeshja të humbej 1:0 në fund.