Prishtinë: Arrestohen dy persona për shmangie nga tatimi
Gjatë ditës së djeshme, raportohet se njësitë policore së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe inspektorët komunalë të Prishtinës kanë kontrolluar njëmbëdhjetë lokale të lojërave të fatit për të cilat dyshohet se janë duke kryer aktivitete kriminale të veprave ‘organizimi i skemave piramidale dhe ‘shmangie nga tatimi’.
Lajme
Gjatë operacionit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Shqiptarë dhe janë sekuestruar 25 aparate të lojërave të fatit, katër kompjuterë dhe 1800 euro para. ATK-ja dhe inspektorët komunalë kanë mbyllur njëmbëdhjetë lokale.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net