Presidenti Ivanov tërheq të gjitha faljet

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i ka tërhequr edhe faljet e mbetura nga vendimi i tij i 12 prillit.

Lajme

06/06/2016 18:44

 

Pas tërheqjes së faljeve për 22 politikanë gati një javë më parë, sot ai tërhoqi edhe faljet për 33 të tjerë.

Sipas komunikatës, Ivanov thekson se “ndryshe nga 12 prilli, sot kemi një realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione të cilat mund t’i bëjnë ballë edhe këtyre sfidave”.