Hollande: Kërcënimet e ekstremizmit nuk do ta ndalin “Euro 2016”

Presidenti francez, Fransua Hollande, u shpreh se kërcënimi i ekstremizmit nuk do ta ndalë Kampionatin Evropian të Futbollit të jetë i suksesshëm.

Bota

05/06/2016 21:50

Hollande tha, në një intervistë të dielën me radion “France Inter”, se masat parandaluese për kampionatin, përfshirë rreth 90 mijë forca të sigurisë, do të sigurojnë që ndeshjet në 10 qytetet franceze të zhvillohen të sigurta.

Hollande tha se Franca vendosi të vazhdonte me organizimin e “Euro 2016”, pavarësisht dy sulmeve gjatë vitit të fundit, dhe synon që ai të jetë “një festival për njerëzit dhe për sportin”.

Megjithatë presidenti francez tha se spektatorët gjatë një muaji të zhvillimit të turneut, që nis të premten, duhet të pranojnë kontrollet e sigurisë kur ata të hyjnë në stadium apo në zonat e rezervuara për tifozët.