Rrëfehet Agon Amiga: Afërdita më shkatërroi martesën (Foto/Video)

Gjendja e reperit Agon Amiga tashmë ka filluar të stabilizohet, dhe ai ta marrë veten pas ndarjes nga bashkëshortja.

ShowBiz

04/06/2016 19:20

Mirëpo nuk e la pa folur në publik edhe njëherë për herë të fundit sa i përket tradhëtisë që ai ia bëri bashkëshortes me modelen Afërdita Dreshaj, transmeton lajmi.net.

Ai tregon se në atë kohë takohej me të vetëm për ta përfunduar një projekt muzikor, derisa sot e sheh si fajtoren kryesore për shkatërrimin e martesës me Egzonën.

Reperi Agon Amiga për emisionin Prive ka treguar se është penduar për atë që ka bërë, duke i dëshiruar publikisht gjitha të mirat ish bashkëshortes.

Agoni e pranon gjithashtu se kënga ‘Qyqek’ është e shkruar pikërisht për këtë ngjarje dhe se secili mashkull beson se do ta gjejë veten në të.

Ai sot e asaj dite vazhdon të jetë single ndërsa Egzona po e vazhdon jetën jashtë vendit.

Sa i përket gjithë kësaj, Afërdita e ka mohuar këtë ndërsa Agoni thotë se nuk mirret më me të./Lajmi.net.

YouTube player
YouTube player