Qytetet që duhet t’i vizitoni këtë verë

Pranvera erdhi, e të gjithë po mendojnë për pushime. Për ata që nuk pëlqejnë detin, zgjidhje mbeten qytetet e bukura të botës.

Lajme

18/05/2016 22:46

 

Revista “The New York Times” ka bërë një listë të qyteteve që duhet ti vizitoni gjatë vitit 2016-të.

Në vendin e parë është Milano

Natyrisht Italia njihet për vendet romantike si Venecia, Roma e Florence, por një prej vendeve që gjithsesi duhet vizituar mbetet Milano.

Kuba është e dyta në këtë listë

Ky vend për një kohë shumë të gjatë ka qenë një ishull i ndaluar , një bastion tropikal i komunizmit ndërsa kohës së fundit ka filluar të ketë mjaft vizitorë.

Duke parë që po shtohen çdo vit vizitorët në këtë vend kanë filluar edhe organizimet si Fabrica de Arte Cubano një festival i të rinjve që mbledh shumë vizitorë.

Një seri e projekteve e kanë shndërruar Filadelfinë në një vend me shumë aktiv itete urbane. Instalacionet e shumta të arteve, dhe kopshtet e mëdha që shërbim kryesor e kanë birrën janë shumë të njohura në këtë vend. Njihet si vendi i biçikletave ku ka edhe një lum tjetër Schuylkill ku gjithashtu organizimet janë të shumta.