Gladbachu ia prish festën Bayernit
Bayern Munichu ka barazuar me Borussia Monchengladbachun, duke mos arritur ta sigurojë edhe matematikisht titullin e Bundesligës.
Sport
Bayern Munichu ka barazuar 1:1 me Borussia Monchengladbachun, në kuadër të javës së 32-të në Bundesligë.
Muller e shënoi golin për vendasit, ndërsa Hahn e barazoi rezultatin.
Borussia Dortmundi në anën tjetër ka shënuar fitore 5:1 ndaj Wolfsburgut.
Bayerni vazhdon të kryesojë në Bundesligë me 82 pikë, pesë para Dortmundit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.