Gjuriq pas ndalesës për të hyrë në Kosovë: Shihemi në Kosovë e Metohi
Ndalimit për hyrje në Kosovë, drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i është përgjigjur me një porosi të shkurtër në Twitter.

Lajme
Me një ton kërcënues, kolegëve nga Prishtina, siç i quan ai, i ka porositur “shihemi në Kosovë e Metohi”.
“Kolegëve nga Prishtina, siç veproj në situata të ngjashme, i porosis: Shihemi në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Gjuriq.
Gjuriq parashiheh që sot të merrte pjesë në Koventën e Partisë Progresive të Serbisë në Graçanicë, mirëpo një gjë e tillë u pamundësua nga autoritetet kosovare. /KosovaPress/