PE: Nuk ka negociata për Shqipërinë pa reformën në drejtësi
Parlamenti Europian ka publikuar vlerësimet e tij në lidhje me raportin e vitit të shkuar për Shqipërinë, ku ka theksuar se reforma në drejtësi është kushti themelor për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

Lajme
PE i bën thirrje Komisionit të BE që të monitorojë me kujdes progresin e bërë në këtë reformë nga Shqipëria. Gjithashtu në këtë raport theksohet se një rol të rëndësishëm në hapjen e negociatave do të luajë progresi i cili do të regjistrohet në 5 prioritetet kyçe.
Komisionit i kërkohet të krijojë një strukturë monitorimi për të parë në paraktikë ecurinë në realizimin e reformave dhe në mënyrë të vecantë kërkohet që theksi të vendoset tek ndëshkueshmëria dhe dekriminalizimi. Në rast vonese të konsensusit kjo vendimarrje do të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare.