Arrestohet personi që plagosi policin prapa shpine në Dragash

Një javë para Vitit të Ri, një epror i Policisë së Dragashit i cili ishte jashtë detyre dhe po lëvizte nëpër oborrin e një kafeneje qe plagosur me mjet të mprehtë pas shpine në mënyrë tinëzare nga një person i cili deri në ditën sotme kishte qenë i panjohur për policinë.

Lajme

10/03/2016 18:26

Mirëpo pas një hetimi të gjatë dhe këmbëngulës i njëjti është identifikuar dhe arrestuar.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka zgjedh të mbrohet në heshtje.

Pas njoftimit lidhur me rrethanat e rastit, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit policor për të dyshuarin.