Barcelona në Santiago Bernabeu
Barcelona dëshiron që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Sport
Barcelona ka kërkuar që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Edhe pse Real Madrid ka insistuar se nuk dëshiron të jetë nikoqir i finales, gjiganti katalan beson se stadiumi i “Los Blancos” është arena më e mirë e mundshme për duelin e rëndësishëm, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Barcelona tashmë e ka siguruar kualifikimin në finale pas fitores 7:0 ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale, përcjell “Lajmi.net”.
Kurse, Atletico Madrid me stadiumin Vicente Calderon është përmendur si nikoqir i mundshëm.