Lamtumirë Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës ka njoftuar klubin se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Sport

04/02/2016 09:20

Adriano do të largohet nga Barcelona.

Mbrojtësi brazilian ka njoftuar klubin se do të largohet në fund të këtij sezoni, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Adriano ka oferta nga Roma dhe Galatasaray.

Andaj, ai dëshiron të gjejë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në Camp Nou.

Adriano spekulohej me largim nga Barcelona edhe gjatë janarit por Roma nuk e plotësoi kërkesën e katalanëve.