Konflikt ndërmjet adoleshentëve në Dibër, 17 vjeçari plagoset rëndë
Një konflikt me mjete të forta ndërmjet adoleshentësh nga fshati Kastriot i Dibrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. E.H. 17 vjeçar, raportohet të jetë lënduar rëndë dhe për këtë arsye pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.

Lajme
Ngjarja raportohet nga policia e Dibrës, pas një njoftimi të marrë nga Spitali i Peshkopisë, në Urgjencën e të cilit ishte paraqitur rreth orës 12 të mesditës i plagosuri.
Konflikti i tij ka qenë me shtetasin Vilson Meta, nga fshati Kishavec i Dibrës. Policia ka ngritur menjëherë një grup hetimor, pas vajtjes në vendngjarje, teksa po punon për të zbuluar shkaqet e konfliktit dhe për kapjen e autorit. /Top Channel