Zidane: Ky lojtar largohet nga Reali të hënën
Zinedine Zidane e ka pranuar se një lojtar mund të largohet nga Real Madrid.
Sport
Denis Cheryshev pritet të largohet nga Real Madrid në drejtim të Premierligës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, përcjell Lajmi.net.
“Po, do të shohim të hënën por mendoj që do të largohet”, ka njoftuar francezi.
“Gjëja më e rëndësishme për të është që të ketë minutazhë për lojë. Ai është një lojtar i madh, ka nevojë për kohë dhe i dëshiroj çdo të mirë”, shtoi Zidane.
Liverpooli është skuadra më e interesuar për shërbimet e reprezentuesit rus.