Mungon 3 muaj
Jerome Boateng pritet të mungojë për tre muaj për shkak të lëndimit.
Sport
Bayern Munich do të jetë pa mbrojtësin Jerome Boateng në tre muajt e ardhshëm, raporton Bild.
Klubi gjerman e kishte konfirmuar se lojtari do të mungonte për një kohë të gjatë, mirëpo nuk e kishte specifikuar kohën.
Boateng e pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Hamburgut, të cilën bavarezët e fituan 2:1.
Lojtari duhet t’u nënshtrohet kontrolleve më të detajuara por është e sigurt që ai do të humbasë minimalisht dy sfidat e UEFA Champions League kundër Juventusit në 23 shkurt dhe 16 Mars si dhe takimet ndaj Hoffenheim e Bayer Leverkusen.