Barbi e vërtetë, vajza nga Brazili që ka habitur të gjithë (Foto)

Një braziliane po quhet “Barbi e vërtetë” për shkak të dukjes së saj të ngjashme me kukullat – dhe madje ajo thotë se dukja e saj është natyrale dhe ajo nuk ka bërë operacion plastik.

Fun

17/12/2015 18:20

Andressa Damiani, nga Blumenau, e cila ka një bel 20 inç, ka të njëjtën fytyrë si të një kukulle – duke përfshirë sytë e saj dhe këmbët.

23-vjeçarja është bërë e famshme në vendin e saj, madje kalimtarët e rastit e quajnë atë Elsa, për shkak të ngjashmërisë së saj me personazhin nga filmi “Frozen”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pamja e saj ka ngjallur debat në publikun brazilian, pasi që Andressa pretendon se nuk ka bërë asnjë operacion plastik, dhe se pamja e saj është krejtësisht natyrale.

Ajo tha: “Njerëzit nuk më besojnë kur ju them se nuk kam bërë operacion plastik asnjëherë. Ata më quajnë gënjeshtare”.

Por, a mund të jetë e vërtetë se ajo nuk ka bërë operacione plastike? Gjykojeni edhe vetë përmes fotografive të shfaqura më poshtë. /lajmi.net

2F73F6C800000578-3363787-She_felt_she_couldn_t_fit_into_the_normal_beauty_standards_in_Br-m-7_1450347663311 2F73F6F500000578-3363787-image-m-20_1450344750664 2F73F62C00000578-3363787-image-a-19_1450344400532 2F73F54700000578-3363787-image-a-15_14503442838372F73F55600000578-3363787-image-a-4_1450344007542 2F73F58200000578-3363787-image-a-23_1450344801218