Sigal Prishtina pëson humbje edhe në Ligën Ballkanike
Sigal Prishtina ka pësuar humbje si mysafire e Kozuvit në kuadër të Ligës Ballkanike.
Sport
Kozuvi e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 68-62.
Skuadra kosovare e filloi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 21-17, mirëpo maqedonët u rikthyen për ta fituar të dytin 17-9.
Sigali ishte më i mirë edhe në periudhën e tretë të lojës të cilën e mbylli me një pikë epërsi 23-22.
Por, kampioni i Ligës Ballkanike nuk ia doli që në fund ta rrëmbente fitoren duke e pësuar edhe humbjen e dytë në këtë garë.
Prishtina tani ka humbur edhe pozitën e dytë të grupit, që tash e ka zënë Kozuvi me shtatë pikë. “Plisat” kanë gjashtë.