Hammond: Assad duhet të largohet në kuadër të tranzicionit në Siri
Presidenti sirian, Bachar al-Assad duhet të largohet në kuadër të tranzicionit në Siri, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond.

Bota
“Bashar al-Assad duhet të largohet, në kuadër të tranzicionit në Siri, por ne duhet të pranojë se nëse do të ketë një tranzicion ai mund të marrë pjesë”, theksoi Hammond.
“Ne mbetemi shumë të qartë. Nuk do të kërkojmë shkatërrim të institucioneve qeveritare në Siri. Ne e kemi thënë hapur se e dëshirojmë mbajtjen e këtyre institucioneve”, shtoi ai.
Ministri britanik i bëri këto deklarata një ditë para bisedimeve ndërkombëtare në Vjenë, ku do të marrin pjesë 20 vende në kuadër të gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në Siri, shkatërruar nga katër vite e gjysmë luftë.
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se nuk e gjykonte të drjtë t’i kërkonte presidentit al-Assad të largohej nga pushteti ashtu si kërkojnë vendet perëndimore dhe arabe.
Rusia dhe Irani, mbështetëse të regjimit të Damaskut nuk janë dakord me SHBA-në dhe aleatët e tyre evropianë dhe arabë për fatin që duhet të ketë Bachar al-Assad.