Ronaldo: Unë jam më i miri në botë

Debati se cili është futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo apo Messi, ka vazhduar edhe në dokumentarin për jetën e futbollistit portugez.

Sport

01/11/2015 17:45

Mediet spanjolle e kanë shkëputur një pjesë të këtij dokumentari në të cilin Ronaldo flet edhe për rivalitetin me Messin.

Ronaldo në kuadër të këti dokumentari ka thënë se përkundër faktit që tjerët mendojnë se Messi është më i miri, në kokën e tij ai është më i miri në botë.

“Nuk brengosem nëse ju dëshironi të riktheheni dhe të shikoni formën time përgjatë viteve. Por ju e dini se gjithmonë kam qenë në mesin e më të mirëve, duke u përmirësuar çdo vit. Ju jeni ata që keni përcaktuar nëse jam lojtari i dytë apo i pari më i mirë në botë. Nuk ka rëndësi nëse fitoni tituj apo jo, ndoshta për ju Messi është më i miri në botë, për në kokën time, unë jam më i miri në botë”,ka thënë ai.