Të huajt mbrojnë vajzën që përqeshej nga bashkëmoshataret (Foto/Video)

Një eksperiment social i realizuar së fundmi në Shtet e Bashkuara, i cili kishte për qëllim të shoh reagimet e njerëzve kur dëgjojnë se si fyhet dhe përqeshet një vajzë e vogël, ka bërë shumë njerëz të derdhin lot duke menduar se ishte diqka e vërtetë, shkruan “Mirror”.

Fun

25/10/2015 17:02

Një dokumentar i realizuar nga Uptv që ka për qëllim rritjen e vetëdijes në fushatën “Stop ofendimit”, tregon se si dy vajza që janë duke pritur autobusin vazhdimisht përqeshin dhe ngacmojnë një vajzë tjetër, e cila duket të jetë më e re në moshë, transmeton lajmi.net.

Aktorët e kësaj fushate ishin aq të mirë, sa që shumë njerëz që kalonin ose ishin duke pritur autobusin së bashku me vajzat që e ofendonin vogëlushen, reagonin me tone të ashpra duke i kritikuar se nuk duhet ofenduar askush në asnjë mënyrë. (lajmi.net)

Eksperimenti 2

YouTube player