Hazard largohet nga Chelsea?
Spekulimet lidhur me një kalim të Eden Hazard në Real Madrid, vetëm sa po vijnë duke u shtuar.

Sport
Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, Hazard do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni, pasi dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Gazeta ka publikuar një “bombë” duke parashikuar largimin e yllit belg nga Stamford Bridge, pas përfundimit të këtij sezoni.
“L’Equipe” raporton se Hazard është i pakënaqur me jetën në Londër dhe lojën në Premierligë sa që ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Real Madrid, klub i interesuar për transferimin e tij.