A është ky kundërshtari më i vështirë i Shqipërisë në Euro 2016?
Shqipëria është në vazon e katërt të shortit për fazën e grupeve në Euro 2016. Por, kush mund të jetë kundërshtari më i vështirë i mundshëm për ekipin kuqezi?

Sport
Shqipëria u kualifikua direkt për në fazën e grupeve në Euro 2016.
Por, skuadra e selektorit Gianni de Biasi, tani është në pritje të mësojë emrat e kundërshtarëve me të cilët do të ndeshet në Francë.
Shqipëria është në vazon e katërt, të fundit, në short, shkruan “Lajmi.net”. Por, nga bartësit e grupit cili mund të jetë kundërshtari më i vështirë.
Nëse analizojmë formën e skuadrave, Gjermania është ajo që shpresojmë të qëndrojë larg Shqipërisë në fazën e parë të garës në Euro 2016.