Reus në Real Madrid?
Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus do të transferohet në Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Marco Reus do të transferohet në Real Madrid, gjatë verës së vitit 2016.
Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit ka blerë shtëpi në Madrid, duke shtuar sugjerimet se do të nënshkruajë me “Los Blancos”, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
Reus kërkohej nga Real Madrid edhe gjatë verës së këtij viti, por në fund nuk u largua nga Borussia Dortmund.
Kjo pritet të ndryshojë pas përfundimit të sezonit.