Ky futbollist ftohet kundër Serbisë

Tashmë edhe zyrtarisht, mesfushori Alban Meha do të jetë në Elbasan Arena për ndeshen ndaj Serbisë.

Sport

02/10/2015 21:46

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i mesfushorit shqiptar, Torku Konyaspor, përmes një njoftimi në uebsajtin e tyre zyrtarë.

Aty thuhet se Alban Meha do të jetë me Kombëtaren e tij në ndeshjen ndaj Serbisë me 8 tetor dhe Armenisë me 11 tetor, shkruan “Gazeta Express”.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar ftesë zyrtare klubit të Konyasporit për mesfushorin 29-vjeçar, i cili ka rezultuar ndër më të mirët e skuadrës së tij në këtë fillim sezoni, kjo edhe e ka bindur De Biasin që ta grumbulloi me Kombëtaren.