Lëndohet Jovetic

Stevan Jovetic, është lënduar gjatë nxemjes dhe nuk do të paraqitet për Inter.

Sport

27/09/2015 20:46

Jovetic figuronte në 11-shen startuese të Interit, mirëpo është lënduar gjatë nxemjeve.

Ky do të jetë një hendikep i madh për ‘Neroazzurët’, marrë parasysh formën nëpër të cilën po kalon lojtari.

Vendin e tij do t’a zë sulmuesi tjetër Rodrigo Palacio.

Interi ndeshet me Fiorentinan në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Serie A.