Numrit i të vdekurve në Haxh shkon në 769

Kleriku më i lartë i Arabisë Saudite, myftiu i madh, ka thënë se rrëmuja që u shkaktua në pelegrinazhin vjetor mysliman në Mekë të enjten ishte përtej kontrollit njerëzor.

Bota

26/09/2015 18:05

Autoritetet kanë pranuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 769, incidenti më vdekjeprurës që ka ndodhur në Haxh, gjatë 25 vjetëve, bën të ditur BBC.

Mbreti Salaman, ka kërkuar që të bëhen hetim rreth katastrofës, ku mbetën të plagosur 934 persona, transmeton lajmi.net.

Përndryshe, sot është dita e fundit e ritualit vjetor në Haxh, ndërsa nuk është raportuar për incidente serioze./lajmi.net.